Starbucks

Pozicioni i punës – Punonjës në sportel / barista

Funksionimi në arkë, marrja e porosive në drivethru, përgatitja e kafeve dhe pijeve si dhe artikujve të tjerë të menusë, pastrimi i restorantit, kryerja e detyrave të caktuara nga mbikëqyrësi.

Paga

• 13.50 euro/orë bruto

• 40 orë në javë / me ndërrime  nga 6.5 orë deri në 8 orë

• Mundësi për të punuar jashtë orarit nëse restoranti ka nevojë

• 4 javë pushime me pagesë

• Ndërrime  (ndërrimi i parë fillon në orën 5:30 të mëngjesit, i fundit përfundon në orën 20:00)

• Punë gjatë fundjavave dhe festave

Akomodimi

• Punëdhënësi ofron strehim për muajin e parë, pas muajit të parë ju mund të vazhdoni të qëndroni aty, por punonjësi duhet të paguajë vetë. 

• Më shpesh bëhet fjalë për akomodime në të cilat dhoma, kuzhina dhe tualeti janë të përbashkëta

• Nëse kandidati nuk pajtohet me kushtet për akomodim, është i detyruar ta gjejë vetë akomodimin, por të njëjtën duhet ta lajmërojë paraprakisht.

• Kontext nuk mban asnjë përgjegjësi në lidhje me akomodimin e ofruar nga punëdhënësi.

• Çmimi mesatar i akomodimit varion ndërmjet 500-650 euro për shtrat.

• Për muajin e parë punëdhënësi siguron një makinë kompanie që ndahet mes dy punëtorëve, pas muajit të parë ata mund të vazhdojnë ta ngasin atë, por do të duhet të paguajnë vetë karburantin dhe koston e përdorimit të mjetit. 

Lokacioni/Qytetet

Ramstein, Grafenwoehr dhe Spangdahlem

Njohuri të nevojshme të gjuhës gjermane

• Punëdhënësi pranon kandidatë pa njohuri të gjuhës gjermane, por me nivel bazik të gjuhës angleze është i detyrueshëm.

• Në çdo rast, punonjësit janë të detyruar ta mësojnë dhe përmirësojnë vazhdimisht gjuhën gjermane.

Është e detyrueshme që kandidati të ketë patentë shofer të kategorisë B.

Për NE

Konteksti është një ekip i përbërë nga filologë të diplomuar që kanë përvojë të madhe në zbatimin e programeve të shkëmbimit kulturor. Secili nga ekipi ka qenë në një nga programet e shkëmbimit kulturor. Karakteristikat tona janë profesionalizmi i jashtëzakonshëm, standardi i lartë në komunikim, puna e ndershme dhe e palodhur me të cilën Agjencioni KONTEXT është bërë një agjenci e njohur dhe e respektuar në të gjithë Ballkanin dhe më gjerë.

Lokacioni

Употреба на колачиња (Cookies)

Оваа веб-страна користи колачиња за автентикација, навигација и останати функции. Со користење на веб-страната се согласувате да ги добиете колачињата на вашиот уред.