Gjatë funksionimit tonë 17-vjeçar si agjenci, procedura ka ndryshuar shumë herë, dhe Kontext gjithmonë përshtatet dhe u përmbahet rregulloreve të reja në kohën e duhur. Nëse keni një pasaportë europiane, gjithçka që duhet të bëni është të shfletoni vendet e lira të punës aktuale dhe të na kontaktoni. Në rast se nuk keni pasaportë europiane, viza e parë duhet të lëshohet nga Ambasada Gjermane. Edhe pse ka disa mënyra për të gjetur punë afatgjatë në Gjermani, aktualisht ne punojmë vetëm me staf të pakualifikuar përmes programit "Rregullorja e Ballkanit Perëndimor".
Termin për vizë
Për të punuar si punëtor i pakualifikuar sipas Rregullores së Ballkanit Perëndimor, duhet të keni miratim paraprak nga Agjencia Federale kompetente e Punësimit në Gjermani. Punëdhënësi juaj mund të bëjë kërkesën në emrin tuaj. Pasi të keni marrë miratimin paraprak, do të keni mundësi të caktoni një termin në faqen zyrtare Visametric Skopje.
Pozitat e punës
Nëse dëshironi të punoni në Gjermani, tani është momenti i duhur të na kontaktoni! Ne kemi në dispozicion një shumëllojshmëri të gjerë pozicionesh pune, duke përfshirë sistemin gastronomik, distribuim, dezinfektimin dhe neutralizimin e objekteve, punësimin në aeroport dhe pozicione të tjera të ngjashme. Hapi tjetër është të na dërgoni një email ose të vini në zyrat tona me një CV të përgatitur në gjuhen gjermane si dhe pasaportën tuaj. Së bashku ne do të vendosim se cili vend i punës i përshtaten më mirë dëshirave dhe nevojave tuaja, si dhe kërkesave të punëdhënësit.
Nëse nuk keni ende CV, mund ta krijoni në faqen tonë të internetit në linkun e mëposhtëm: CV
Kontext do t'ju propozojë punëdhënësit dhe pasi të marrim dokumentet e nevojshme prej tij, ne do ti plotësojmë të gjitha dokumentat për datën e terminit tuaj - pa asnjë kosto ndërmjetësimi! Nuk do të paguani as pas marrjes së vizës dhe as ne nuk marrim një përqindje të pagës tuaj.
Kontext është rekrutuesi zyrtar për shumë punëdhënës gjermanë, që do të thotë se ndërmjetësimi është falas! Shërbimet tona paguhen nga punëdhënësit dhe kjo nuk ndikon në pagën tuaj.
Nëse keni ndonjë pyetje,Ju lusim të na kontaktoni përmes telefonit, rrjeteve sociale ose vizitoni zyrat tona! Pozicionet e punës po ndryshojnë vazhdimisht, kështu që aktualisht kemi ofertat e mëposhtme:
Имате дополнителни прашања, а не можете да ги посетите нашите канцеларии? Закажете си онлајн инфо сесија на: Calendly